Shkruan Medai Shaholli

Ngjarja e fundit në FYROM “dërzhavën”, tregoi se pushteti vepron dhe zbaton ligjet vetëm kur janë në pyetje arrestimi dhe ndëshkimi i shqiptarëve.

Arratisja e kryekomitit Grujo është një argument më shumë sesi pushteti nuk e pengoi atë të arratiset edhe pse ishte i dënuar me vendim të formës së prerë si fajtor për keqpërdorim të fondeve publike , por përkundrazi u la të bredh lirshëm ku përmes miqve shqiptarë dhe shtetit shqiptar ai arriti shëndoshë e mirë në Hungari.

Kështu, vasali Ahmeti hesht për këtë skandal të minsistrisë së brendshme dhe nuk kërkon dorëheqjen e ministrit të brendshëm që e lanë ë lirë të livadhisë e të gjej shigje përmes miqve shqiptarë të arratiset.

Despoti Zajko, nga ana e tij ka premtuar për kthimin e komitit dhe vuajtjen e dënimit në “dërzhavën” e tij FYROM.

Ndërsa vasali Ali Ahmeti, për gati tre dekada i shërben pushtetit të dya krahëve si majas ashtu dhe djathtas, si një “shfalerkë” e përdalë.
Kur janë ndëshkuar shqiptarët (edhe pse të pafajshëm) me procese të montuara vetëm se janë shqiptarë, ato vendime gjykate janë ekzekutuar menjëherë, dhe vasali Ahmeti nuk e ka parë të arsyeshme të kundërshtojë dhe të protestojë për të gjitha ato procese gjyqsore të monuara dhe antishqiptare.Ai nuk e ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e koalicionit me atë qeveri që vazhdon të bugos shqiptarët si në kohën e komunizmit titist.

Ky është “shfalerka” Ali, e dashur e Grujos dhe Zajko, brenda hotelit të quajtur bordello qeveritare, sa herë që ndërrohet qeveria ai i ndërron partnerët.

Ali Ahmeti është vasali i fundit shqiptar në këto troje që ka miratuar çdo ligj dhe çdo nismë që ka mohuar identitetin kombëtar shqiptar. Ndryshimet kushtetuese janë një argument më shumë ku kapedan Aliu, refuzoi të propozoj amandament të veçantë për statusin politik të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe në kushtetutë me pretkekstin e mosbllkimit të integrimeve europiane.
Ky është vasali Ahmeti, që e di se kushtetuta nuk ndërrohet çdo vit por pas një a më shumë dekada dhe si e tillë ajo do ta mbyllë çëshjen shqiptare.
Ky është shërbimi më i madh që vasali ynë Ali kapedani, po i bën “dërzhavës” së tij duke i lënë shqiptarët pa identitet dhe pa emër jashtë kushtetutës si popull i 20%.

Kjo arratisje tregoi edhe njëherë neglizhencën dhe dobësinëe shtetit ligjor dashamirësinë e pushtetit sllav për këlyshët e tyre, ndërsa qindra shqiptarë të pafajshëm vazhdojnë të vuajnë dënimet e tyre në qelitë e ftohta anë e mbanë FYROM-it.

Këto janë pasojat dhe faturat që i paguajnë shqiptarët të pakën nga miratimi i MO, me të cilën Ali Ahmeti shkeli mbi gjakun e luftëtarëve të lirisë dhe sabotoi idealet e lirisë duke na shitur atë marrëveshje paçavurë, si akt historik i lirisë dhe barazisë mes sllavëve dhe shqiptarëve.
Historia shqiptare nuk ka filluar dhe as do të mbarojë me Ali Ahmetin, si liderrin dezeror të luftës çlirimtare të shqiptarëve por, do ta dërgojë atë në plehun e historisë.