Barcelona ka fituar garën me Bayern Munichun për mbrojtësin Sergino Dest.

Reprezentuesi amerikan ka pranuar të kalojë te Barcelona për faktin se aty do të punojë me trajnerin Ronald Koeman.

Barcelona dhe Ajax kanë arritur marrëveshje për 23 milionë euro, plus edhe disa bonuse që klubi kataluans do t’i paguajë.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Dest ka udhëtuar drejt Barcelonës gjatë ditës së sotme ku fillimisht do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

19-vjeçari që luan në rolin e mbrojtësit të djathtë do të jetë zëvendësues i Nelson Semedos që kaloi te Wolves.

Dest do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Barcelonën dhe ai tanimë ka arritur marrëveshje për kushtet personale.

Lojtari ishte fillimisht shumë pranë Bayernit, por me tu futur Barça në garë ai në fund ndërroi mendje.

Mediat holandeze kanë raportuar se oferta e Bayernit ka qenë më e lartë për Ajaxin, por dëshira e Dest ishte të shkonte te Barcelona dhe Ajax në fund është detyruar të pranojë ofertën e katalunasve.

Gjithsesi zyrtarizimi i Dest si futbollist i ri i Barcelonës pritet të bëhet sonte në mbrëmje ose ditën e hënë.