Korça mbetet destinacioni më i preferuar i shqiptareve për të kaluar festat e fundvitit. Agjencitë turistike thonë se aktualisht të gjitha hotelet janë të prenotuara. Ndonëse nuk është konstatuar ndonjë rritje e fluksit të shqiptarëve që duan të festojnë jashtë vendit, krahasuar me një vit më parë, agjencitë sqarojnë se rajoni dhe konkretisht vendet me dëborë, kanë qënë në zgjedhjet e shqiptarëve për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Kjo për shkak edhe të çmimeve të arsyetueshme. Italia mbetët në preferencat e shqiptarëve, si një vend europian, kjo edhe për shkak të numri të lartë të emigrantëve. Por ka edhe një kategori që gjithnjë e më shumë po zgjedhin Dubain.