Një i vdekur dhe tre të plagosur kanë mbetur pas një sulmi që ka ndodhur në afërsi të selisë së BDI-së në Tetovë, ku sipas informacioneve jo-zyrtare, në seli kanë pasur mbledhje ndërkohë që vetëm pak larg saj ka pasur një përleshje mes dy grupeve rivale të BDI.
Jozyrtarisht sipas disa personave nga vendi i ngjarjes thuhet se zënka fillimisht ka ndodhur mbrenda selisë së BDI-së dhe më pas ka eskaluar me përdorim të armëve në rrugë.
Sipas burimeve të njëjta jozyrtare, bëhet fjalë për mosmarrëveshje brendapartiake.