Produket e pastrimit të shtëpisë përdoren përditë, mirëpo studiuesit thonë se janë të dëmshme për shëndetin dhe ky është një lajm aq i ri!
Krkimet e publikuara ë revistën “American Journal of Respiratory and Critical Medicine” janë kryer me një kampion prej 6 mijë njerëzish në harkun kohor të 20 viteve. Sipas të dhënave, vuanin kryesisht gratë nga pasojat e përdorimit të produkteve.

“Efektet te azma bëhen më të pranishme me kalimin e kohës”-ka shpjeguar Profesoresha Cecile Svanes. “Druhemi që prodkutet sprucues që përdoren për pastrime të ndryshme, na dëmtojnë ditë pas dite nga pak, vit pas viti më shumë. Për gratë që merren vazhdimisht me këto punë është njësoj sikur të tymosnin 20 cigare në ditë “- ka thënë ajo.