Në një fakultet në Indi është bërë temë diskutimi dhe kritikash, pasi studentët janë urdhëruar të vënë në kokë kuti kartoni me qëllim që të mos mund të kopjojnë nga njëri-tjetrit gjatë provimit.

Ngjarja ka ndodhur në fakultetin Baghat Pre, kurse menaxhmenti i fakultet ka kërkuar falje kur e kuptoi që ky veprim u shpërnda në masë të madhe nëpër rrjetet sociale dhe u bë viral, transmeton Telegrafi.

Pjesa e sipërme e kutive ishte e prerë me qëllim që studentët të mund të shohin vetëm përpara e assesi anash. Në anën tjetër dekani i fakulteti MB Satish, gjithashtu ka kërkuar falje për këto metoda “të pazakonta”, duke shpjeguar se për këtë ka dëgjuar nga fakultetet tjera, kështu kishte vendosur që edhe ai të eksperimentojë. Megjithatë, ai thotë se një veprim të tillë nuk e kanë ndërmarrë pa pëlqimin e studentëve.

“Asgjë nuk është vendosur krye në veti. Në fotografi mund të shihni se disa studentë nuk i kanë pasur kutitë e kartonit në kokë. Gjithashtu disa prej tyre që në fillim i kishin bartur i kanë larguar pas 15 minutave. Edhe ne u kemi kërkuar t’i heqin nga koka, por këtë e kemi bërë pas një ore”, ka shtuar ai.