Udhëtarë dhe shoferët e veturës dhe autobusit janë lënduar në një aksident në komunikacion që ndodhi mbrëmë në rrugën Kumanovë-Tabanoc, informojnë nga MPB.

Aksidenti ka ndodhur në orën 21:50 në rrugën Kumanovë-vendkalimi kufitar Tabanoc, para hyrjes në Kriva Pallankë në mes një autobusi “krafter” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga N.A. (39) nga Kumanovë dhe një veture “BMW” me targa bullgare e drejtuar nga N.M. (28) nga Kumanova.

Në aksident të dy shoferët dhe 19 udhëtarët kanë marrë lëndime trupore, me çka janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës.

“Të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta trupore, vetëm një është mbajtur për mjekim të mëtejshëm”, tha mjeku Stefan Trajanovski.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Kumanovë.