DHP-ja ende nuk e di se sa qytetarë janë paraqitur si obligues të TVSH-së. Edhe pse afati i fundit për paraqitje përfundoi para më shumë se një muaj, ndërsa DHP-ja të dhënat i grumbullon me softuer, akoma pa përgjigje se sa dhe nëse janë paraqitur obligues të ri fizik të TVSH-së, që gjatë vitit kanë të ardhura mbi 1 milion denarë.

“Në DHP bëjmë analiza ajo çfarë është përditësuar nga sistemi, pas së cilës do të dalim me konferencë për shtyp dhe do të informojmë se sa persona fizik deri më tani janë regjistruar për TVSH-në” -deklaroi Sanja Lukarevski , drejtore në DHP.

Pa përgjigje mbeti pyetja nëse me kërkesën për paraqitjen e personave fizik, pastaj deklaratat se nuk do të ketë ndëshkime, nuk vazhdohet pasiguria juridike. Qeveria njoftoi se administrata publike nuk do të merr paga, nëse autoritetet brenda tre muajve nuk i regjistrojnë punonjësit e tyre në sistemin e informacionit për menaxhim me resurset njerëzore. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damian Mançevski thotë se me këtë risi, deri në fund të muajit të ardhshëm do të dihet numri i saktë i të punësuarve në sektorin publik.

“Aktualisht nga 1,303 institucionet në Maqedoni, 259 institucione nuk i kanë shënuar të dhënat. Apo 173 institucione aspak nuk kanë kërkuar pëlqimin e Ministrisë dhe nuk kanë sistematizim aktiv. Ndërsa 86, pavarësisht sistematizimit të miratuar nuk i kanë shënuar të dhënat për punonjësit e vet në regjistër”- deklaroi ministëri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski

Mançevski thotë se ky regjistër duhet të ofrojë një tablo të plotë, për atë sa vende të lira ka në sektorin publik, si është struktura e moshës, sa nga punonjësit janë para pensionit, si dhe cilët profile mungojnë në administratën publike dhe shtetërore. Të gjitha institucionet që nuk do ti përditësojnë apo dorëzojnë të dhënat në afatin e duhur, kur do të dërgojnë urdhra për paga në DHP, softueri do të paraqesë gabim me vërejtjen se nuk e kanë përmbushur obligimin, dhe kështu nuk do të mund të marrin paga, ndërsa menaxherët do përballen me procedura para gjykatave.