Nga Mentor KIKIA
Ajo që ndodhi e po ndodh në veri të Kosovës është dëshmia faqe  e gjithë Botës se kush është ujku e kush qengji në atë cep të rajonit që quhet Ballkan.

Paramilitarë serb, të veshur me uniforma, të armatosur deri në dhëmb me armë të të gjitha llojeve, me mjete ushtarake, i shpallen luftë policisë së shtetit të Kosovës.
Një popull e një qeveri që bërtet deri në OKB për të
mbrojtur trashëgimine kulturore e fetare serbe nga shqiptarët, i shndërron kishat e manastiret në depo armësh dhe pozicione luftarake për kriminelet.
Po, ky është fundi!
Te gjithë ata që kanë ngritur zërin për të ruajtur “zemrën e ordotoksiane serbe”, Manastirin e Zvecanit, ta shikojne manastirin sot si fortifikim ushtarak nga ku luftohet kundër shtetit.

Lajçak bën thirrje për qetësi dhe rikthim në dialhog. Por dialog me kë? Me këta banditë?
Sot të gjithë duhet të jenë në mbështetje të policisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Kushdo shqiptar që përpiqet të bëjë parimorin neutral, apo të përfitojë politikisht nga kjo situatë, nuk bën gjë tjetër veçse i bëhet krahë krimit dhe barbarisë.
Me Kosovën!