Keqkuptimet ndodhin gjithmonë, por të ndryshosh është e mundur. Ja disa sugjerime për të rifilluar komunikimin dhe për të kthyer përsëri paqen.

Sa herë na ndodh që mos të na kuptojë dhe dëgjojë?

Sa herë diskutimi ose më keq akoma, grindja lind për diçka të pathënë, të keqkuptuar ose të interpretuar keq? Nuk ka nevojë të bëjmë studime ose kërkime, mjafton qëllimi i mirë për të kuptuar se dialogu dhe komunikimi janë thelbësorë në një marrëdhënie. Duket e lehtë, por në të vërtetë gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç dëshirojmë. Ja disa indikacione se si të përmirësojmë jetën në çift, dhe të rigjejmë harmoninë përsëri.

Përveç fjalëve:

ka një emër të vështirë, por kjo është një gjë shumë e thjeshtë, paraverbale. Shpesh, ajo që themi nuk është aq e rëndësishme sa ajo që nuk themi: në fakt, fjalët janë vetëm një pjesë e komunikimit. Duhet të mësohemi të shikojmë joverbalen e tjetrit: si mund të komunikojmë nëpërmjet trupit? Shprehja e syve dhe e fytyrës, ngjyrës së lëkurës, lëvizjet e këmbëve dhe krahëve mund të japin informacione të rëndësishme për emocionet dhe për çfarë po mendon ai. Janë shenja që duhet të mësojmë t’i kuptojmë dhe interpretojmë, sidomos kur bashkëjetesa është në fillimet e saj, dhe çifti duhet të kontribojë për të gjetur ekuilibrin.

Bisedat:

Studimet shkencore thonë se mungesa e dialogut e prek shumë një çift; të ndiheni të dëgjuar dhe të kuptuar është konsideruar thelbësore pothuajse për secilin prej nesh, por nuk është një fakt i kryer. Prania e dialogut të mirë mund të konsiderohet edhe më i rëndësishëm se tërheqja seksuale, sepse për një raport të mirë në çift është e nevojshme të mbash të fortë lidhjen edhe kur seksi bëhet një zakon.

Merrni kohë:

ditët janë të mbushura plot: mes familjes, shtëpisë dhe punës, të gjesh kohë për veten dhe partnerin bëhet një biznes dhe rritet në mënyrë të rrezikshme pragu i heshtjes. Shpesh jemi kaq të fokusuar në qëllimet dhe interesat tona sa i konsiderojmë nevojat e shprehura nga partneri ynë si një rrezik në krahasim me atë që duam. Të mësosh të ndërtosh një hapësirë të përbashkët, në të cilën mund të shprehësh dhe të ndash pritshmëritë dhe gjendjet shpirtërore, është vendimtare për të mos humbur veten.

Smartfon, të çon mbrapa:

Nëse duhet të listojmë burimet kryesore të shqetësimeve që godasin çiftet, sigurisht që telefoni celular zë një vend nderi në podium. Edhe nxitimi dhe përfshirja në aktivitete të ndryshme ul nivelin e vëmendjes dhe bën që të humbasë informacioni i rëndësishëm, pastaj shtoni dhe telefonin dhe omëleta është bërë. Duke pasur parasysh që familjen, punën dhe shtëpinë nuk mund t’i eleminojmë, të paktën të përpiqemi të mos i japim shumë hapësirë teknologjisë.

Afrohuni:

Të prekesh dhe të ndjesh është thelbësore për t’u ndjerë të bashkuar: afërsia epidermale është e lashtë dhe është një mënyrë për të qëndruar më afër së bashku dhe e lidhur me fizikun. Por nuk duhet të harrojmë, pra se për meshkujt, por pak edhe për ne – seksualiteti është një kanal i mirë komunikimi, sepse në marrëdhëniet seksuale, logjika braktiset duke privilegjuar emocionet. Të përfitosh nga këto momente për t’i treguar partnerit tërheqjen tonë dhe për t’i shpjeguar nevojat tona është një zgjedhje fituese, si dhe kënaqësi!