Si asnjëherë më parë mërgimtarët shqiptar po e ndjekin fushatën në Maqedoni. Falë rrjeteve sociale ata janë të pranishëm dhe po japin mbështetjen e tyre ne forma te ndryshme. Në foton qe shihni thuhet të jetë një mërgimtar i Malësisë së Tetovës, i cili punon në qytetin Zvicëran të Winterturit. Foto-ja duket shumë frymezuese dhe emocionale i cili gjatë angazhimit të tij ne punet e tij të përditshme ka bërë një “selfie” duke u fotografuar me kapelën e e tij të punës me mbishkrimin Aleanca për Shqiptarët. Vlen te theksohet se kryetari i LRPDSH para ca muajve kishte nje turne ne Evrope ku u prit mjaft mire nga bashkëkombasit tanë në Evrope. Kryetari i LRPDSH pothuajse në te gjitha fjalimet e tij e fton Diasporën shqiptare qe të vijne ta ndëshkojnë BDI për dështimin 14 vjecare te politikës së tyre, te cilët i kanë varfëruar shqiptarët dhe ua kanë nëpërkëmbur dinjitetin me nje përfaqësim inekzistent, i karakterizuar me vazalitet dhe korrupcion masiv.