Qindra protestues nga diaspora shqiptare që jetojnë në Zvicër sot në qytetin Bern kanë protestuar kundër proceseve të montuara politike në Maqedoninë e Veriut.

Diaspora shqiptare me protestën e tyre kërkuan  liri për Abdulfeta Alimin  dhe drejtësi për të gjitha rastet e montuara politike në Maqedoninë e Veriut.

Kjo ishte edhe porosia e këshillit organizativ e Lobit shqiptar të Zvicrës, duke ju bërë thirje Gjykatave dhe institucioneve shtetërore,  që njëherë e përgjithmonë ti zbardhin proceset politike, sepse edhe sot e kësaj dite shumë shqiptarë tē pafajshëm janē nëpër burgje, përfshirë edhe Abdulfeta Alimin , njeriun qe shpëtoi liderin e ASH Ziadin Selën me 27 Prill e që vazhdon me të patë drejtë  tē qëndroj në burg.

Protestuesit shqiptar të Zvicrës kryesisht nga Maqedonia e Veriut kanë protestuar edhe për të burgosurit e Lagjes se Trimave, të cilët vlersojne se ata po mbahen me te padrejt ne burg dhe se ky proces duhet ti nënshtrohet nje hetimi ndërkombëtar. Sot u protestua edhe per rastin Monstra, edhe për riakualifikim e lëndēs për Almirin e vogēl./fol.mk