Diaspora shqiptare në Zvicër reagon ndaj thirrjes së Lëvizjes Besa për të mbajtur një protestë në  Cyrih me 14 maj në mbështetje të një proteste e cila tashmë është mbajtur,  me 9 maj.

Prandaj me të drejtë parashtrohet pyetja  çfarë kërkon Lëvizja Besa në Zvicër? Mos vallë synimi i tyre  është për të përçarë shqiptarët  edhe këtu në zvicër ku më së paku kanë nevojë për një përçarrje të tillë ashtu siç vepruat me 9 maj në  Shkup.

Ditë më parë në protestën gjithë popullore të mbajtur në Shkup më 9 maj  Lëvizja Besa  keqpërdori vullnetin e shqiptarëve  duke fut përçarje brenda shqiptare dhe duke u fshehur  pas një farë këshilli të quajtur  Këshill Opozitar.Prandaj me të drejtë konstatojmë se Lëvizjes Besa në mënyrë të turpshme theu Besën.  Shihni si  keqpërdorët  ftesën duke u fshehur nën ombrellën e këtij të ashtuquajtur këshill opozitar.

Ateher, çka kërkon  Lëvizja Besa në Zvicër? Kur dihet se ne në të gjitha tubimet ju kemi thënë se këtu në Zvicër, nuk ka parti politike, por vetëm shqiptarë. Shkoni në Shkup dhe Tetovë dhe protestoni sa të doni, do ta keni edhe përkrahjen tonë.

Prandaj ne  e gjithë diaspora shqiptare pa përjashtim jemi kundër kësaj proteste dhe të gjitha protestave që organizohen për qëllime politike  që njëherit  futin përçarje brenda shqiptarëve

Zürich,   12. 05.2016                                      Diaspora Shqiptare

dita d zvicerdita D