Ata janë padyshim çifti më i përfolur i mediave rozë, por sipas lajmeve të fundit nga mediat amerikane, Kim Kardashian duket se i ka kërkuar divorcin bashkëshortit të saj dhe babait të dy fëmijëve Kanye West.

“Pas problemeve të shumta të kaluara gjatë vitit 2016, Kim-it i ka ardhur në majë të hundës me bashkëshortin e saj dhe e ka ndarë mendjen t’i kërkojë divorcin bashkëshortit të saj, pas krizës nervore që ka patur kohën e fundit”, shkruan Us Weekly, duke cituar një burim të saj.

Media amerikane shkruan gjithashtu se Kim do të kërkojë edhe kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre. “Kim Kardashian çdo ditë e më shumë mërzitet, dhe dëshiron t’i japë fund martesës 2 vjeçare me Kanye.

Gjërat po arrijnë në këtë pikë si pasojë e grabitjes në Paris dhe problemeve shëndetësore të reperit 39 vjeçar. Do i duhet pak kohë, por ajo nuk e do më këtë martesë”, shkruan Us Weekly.