Diellza Kolgeci është një ndër figurat publike më të pëlqyera nga shqiptarët.

Ajo e ka zgjeruar horizontin e saj në shumë sfera: modeling, aktrim, politikë e këndim, gjersa viteve të fundit e kemi parë teksa kthehet në dashurinë e saj të vjetër, aktrimin.
Filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” do të sjell së shpejti episodin e tretë të tij, ndërsa roli kryesor i filmit vazhdon të mbetet Diellza.

Përveç filmit, Diellza është duke xhiruar së fundmi edhe një reklamë, në të cilën është shfaqur me fustanin e bardhë.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruan “Dita e parë e xhirimeve”.

Se për çfarë projekti të ri bëhet fjalë kjo mbetet të shihet, megjithatë vlen të përmendet që në jetën reale Diellza ende nuk e ka veshur fustanin e bardhë të nusërisë, ngase vazhdon të mbetet “single”.