Dieta me kumbulla të thata: Humbni 3 kilogramë për 5 ditë

Dieta me kumbulla të thata klasifikohet si një dietë e shpejtë dhe u shërbehet të gjithë atyre që për një periudhë të shkurtër kohore (nga 3 deri 5 ditë) dëshirojnë të humbin 2 deri 3 kilogramë. Pasi kumbullat e thara janë të pasura me fibra dietale, sugjerohet te shumica e dietave të njohura. Pos fibrave, është e pasur me antioksidues (betakarotinë), vitamina E, C.

Kumbullat janë të pasura edhe me minerale, dallohen bakri dhe kaliumi. Dieta me kumbulla të thata sugjeron konsumimin e 6 kumbullave të thata për porcion, që na furnizojnë me rreth 15 gr fruktozë dhe glukozë dhe me rreth 25 gramë karbohidrate.
Fryti i kumbullës është i pasur me fitonutriente, që e forcojnë sistemin imun, pakësojnë efektin e radikalëve të lirë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet si shkas i sheqerit. Është interesante 1/4 e gotës me kumbulla të thata në ditë sigurojnë 17 për qind të nevojave ditore për vitamina A dhe 15 për qind me fibra dietale, si dhe shumë kalium. – Kafjalli: 6 kumbulla të thata. – Zamra: Një mollë të freskët. – Dreka: Salsiçe dhe vezë të zier. – Zamra: Përsëriteni drekën. – Darka: Një gotë jogurt me pak yndyrë.