Një veturë “Mercedes” me targa të Gjermanisë është djegur dje te pikë pagesa Ramanli, njoftojnë nga Qendra rajonale për ballafaqim me kriza në Kumanovë.

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar për 45 minuta dhe kanë shuar zjarrin në veturë.

“Njësia e Zjarrfikësve ka intervenuar nga ora 14:15 deri në ora 15:00 me një veturë zjarrfikëse dhe katër zjarrfikës”, njoftojnë nga Qendra rajonale të krizës në Kumanovë.

Rasti është konfirmuar edhe nga SPB Kumanovë të cilët njoftojnë se dje është paraqitur se në rrugën Kumanovë-Shkup është djegur një veturë “Mercedes” me targa të Gjermanisë drejtuar nga N.M. (28) nga Kumanova./Telegrafi/