Mbrëmë në Tetovë është djegur një veturë e tipit Pasat, modeli i ri, me ngjyrë të bardhë dhe targa të Strugës.

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, njësiti i zjarrëfikësve ka pranuar thirrje telefonike për intervenim, me ç’rast është intervenuar në shuarrjen e zjarrit, por vetura ka pësuar dëm të madh.

Sipas dëshmitarëve okularë, vetura Pasat është ndezur në pjesën e rezervuarit, ndërsa nën veturë është gjendur dhe një bombolë me plin. Autoritetet policore nuk kanë dhënë detaje për sulmuesit e mundshëm, madje dhe informatat e tyre në opinion janë vonuara dhe të kufizuara, me ç’rast dyshohet se në prapavijë të kësaj vepre mund të jenë huliganë maqedonas.

Dyshimet kryesore janë se kjo mund të jetë një sulm ndaj liderit të LR-PDSH-së  Ziadin Sela, përshkak se vetura ka qenë e vendosur në hapësirën për parking pranë selisë qendrore të LR-PDSH-së në Tetovë.

Ditëve të fundit në rrjetet sociale në FB ka qarkulluar një video montazh me disa nga deklaratat patriotike të liderit të LR-PDSH-së në emisione debative, ndërsa më poshtë në komentet e maqedonasve vëreheshin kërcënime dhe fyerje në bazë etnike, sidomos për deklaratën se: “maqedonasit kanë mungesë identiteti kombëtar, prandaj janë aq të kompleksuar kundër shqiptarëve”.