Shkruan Donika Bakiu

Digjitalizimi i librave?! Seriozisht e kanë?! Çfarë nuk shohim e dëgjojmë në vendin e çudirave!Kur nisim të ndërtojmë një shtëpi a niset nga themeli apo nga kulmi?! Disa nuk e kuptojnë ose bëhen të tillë. Pra, reformat në arsim duhet të nisen nga themelet , rrënjët, por për fat të keq janë nisur nga kulmi sepse themelet janë të kalbura me vite dhe nuk janë aspak stabile edhe lëkundja më e vogël i rrëzon.

E para, librat duhet me çdo kusht duhet të pastrohen nga gjuha e urrejtjes, sepse janë të stërmbushura me gënjeshtra, nuk kanë asnjë të vërtetë dhe këtë e dimë të gjithë . E dyta, librat duhet të mos kenë gabime drejshkrimore dhe gjuhësore sepse është TURP për ata përkthyes e lektorë që punojnë në institucione!E treta vendi ynë vetëm pranon projekte me vite dhe mund të themi se asnjë projekt nuk është realizuar siç duhet! 📚📖