Në kronikën e përgatitur nga TV 21, ku protestuesit kërkojnë amnisti për dhunën e 27 prillit dhe para mikrofonit të gazetarit, profesori Micov, si një ndër nacionalistët më të zëshëm maqedonas, përveç se e arsyeton dhunën ndaj deputetëve dhe gazetarëve, në veçanti ndaj kryetarit të LSDM-së, ai thotë se e ka merituar Zaevi që të përgjaket nga protestuesit.

 

Goran Angelov, në inçizimet e publikuara, në natën e 27 prillit u pa në rendin e parë në pres qendrën e Kuvendit. Ai përveç se shëtitet i lirë, kërkon liri edhe për personat tjerë që ishin të përfshirë në të ‘Enjten e përgjakshme’. I pyetur nga gazetari se çka mendon për fotografitë ku shihen deputetët e përgjakur, ai refuzon të përgjigjet, madje gazetari hiqet nga protestuesit për rreth.

Njëjtë edhe profesori universitar Vllahov Micev, kur i bëhet pyetja se çfarë mendon për fotografitë që i prezantohen nga gazetari, ai shprehet me nervozë: ”Çka mendoj unë për këtë? Mendoj se është cirk në Kuvend, këto janë të shiturit. Meritojnë më së pakti atë. Këtë e them. Absolutisht e meritojnë. Unë e miratoj këtë. Për luftën për Maqedoninë, miratoj gjithçka”, thotë Micov.

Micov njihet për deklarata dhe nxitje të urrejtjes etnike. Ai madje në dhjetor të vitit 2015 në emisionin ‘Rruga drejt’ në Alsat M, duke u larguar nga studioja, kërcënoi se do të vijë koha që shqiptarët nuk do të mund të flasin gjuhën e tyre në Maqedoni. /Telegrafi/