Nga: Zejni BILALLI

Kush mundet si Ti?

As që kam dyshuar se do mund të mbijetojë Qeveria Kurti. Këtë edhe më së miri duhet ta ketë ditur Vjosa Osmani. Atëherë vetvetiu lind pyetja: Pse ajo, ia “ktheu” shpinën LDK-së ? A e “tradhtoi” ajo LDK-në që e “rriti dhe e ngriti (politikisht)” derri në majat e saja më të larta? Thua që të jetë aq naive, sa të pranojë të bëhet “dele” pêr kokên e Kurtit? Ajo më mirë se çdo kush tjetër e ka dijtë se Kurtin, nuk shpêtonin edhe sikur t’i thernim të gjitha delet e Kosovës ?

Atëherë , PSE i hudhi të gjitha privilegjet prapa krahëve ?
…!?

Atë sonte e lan vetë , edhe “kolegët ” e saj të LDK-së , e braktisën edhe ata që betohen në kokë të Isës. Megjithatë ajo si një luanesh nuk çau kokë se “turmat e kapura” e lan vetë . Ajo mbeti vetja, qoftë edhe gabim të ketë qenë .Kam frikë se nesër do ta braktisin të gjithë !? Ashtu jemi ne, u bindemi “të fortëve ” si kotele, veç të na hudhin një trohë buke ndër sofër .

Dora në zemër , unë nuk besojê se do e kisha bërë një veprim të tillë !!! Atë mundi ta bëjë vetëm Vjosa Osmani!

Unë, vërtet pak e njoh Vjosën . Por ajo sonte më bindi, se politikës nuk iu fut me buzëkuq e minifund. Ajo nuk besoj se është “ngritur” në politikë , duke i dredhur e pêrdredhur vithet, para tê “fortëve ” të LDK-së që ndajnë “fate” njerzish? Ajo, sonte lëshoi një mesazh të fuqishëm për të gjithë ne: parimet, qëndrimet dhe premtimet duhet mbrojtur deri në fund, përtej bindjeve politike, interesave partiake dhe pazareve të kryetarit dhe tajfës së tij, kur është në pyetje Kosova.

Sonte ra Qeveria Kurti. Dikush, edhe mund të cakërroi gotat se e shuan një yll, por ja që lindi dhe filloi të shndrisë një meteor VJOSA OSMANI.