Opinion nga Ejup Ajdini
Me njëmbëdhjetë dhjetor 2016 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, të cilat, dorën në zemër, ishin më të qetat, më të kulturuarat dhe më të sigurtat nga ata zgjedhje që ne mbajmë mënd deri më sot. Megjithatë, politikën maqedonase dhe atë shqiptare në Maqedoni, apo siç e quan bota – FIROM, e përbëjnë një grup misteresh, pasi asnjëherë në këtë republikë nuk ka pasur një politik të çiltër dhe të moderuar. Edhe pse nuk ka qenë gjithçka e zezë, sërish ka munguar drejtësia dhe transparenca. Premtimet e partive politike, qofshin ato shqiptare, qofshin ato maqedonase, gjithmonë ishin mashtruese dhe me premtime boshe. U shitën të gjitha gjigantet ekonomike të shtetit, të krijuara nga koha e socializmit, kinse për t’u zhvilluar shteti më shumë dhe ato para të grumbulluara u zhdukën pa dhënë llogari askush ndaj askujt dhe shteti gjithmonë funksionoi me borxhe marramendëse. Në vend se ato firma të zhvilloheshin sipas standardeve evropiane, ato i çuan në falimentim. Shumica e prefektëve të komunave që erdhën e shkuan, pas mbarimit të mandateve të tyre, i lenin komunat me miliona euro borxhe. Arsimi është katandisur keq e mëkeq, duke kaluar nga një projekt në tjetrin, sipas fondeve të ndryshme që lëshojnë shtetet evropiane, ku bëhen larjet e atyre parave dhe arsimi, shëndetësia dhe ekonomia në tërësi, ka ngelur në udhëkryq. Pagat e mësuesve dhe të mjekëve u ngjajnë ndihmave sociale, hiç më shumë se sa subvencionet e evropianëve që japin për mirëmbajtjen e kafshëve shtëpiake! Pastërtia dhe ndotja e ambientit jetësor të bën të mendosh sikur jetojmë në brendinë e Holokaustit. Prodhimet vendëse kanë rënie për çdo ditë dhe kësisoj u është zënë fryma, pasi qarkullimin e kanë deri në Kumanovë….Pikërisht kjo politikë misteresh e bën edhe jetën tonë të përditshme jo të definuar qartë.
Edhe pse kaluan afër tre dekada me këtë “mister demokracie”, banorët e Maqedonisë jetojnë nën thundrën e një politike të fryrë edhe para faktorit ndërkombëtar edhe para masave të gjëra popullore, duke mbetur me shpresa të thyera sa e sa herë që vinin e shkonin zgjedhjet. Kësisoj, qoftë faktori politik maqedonas, qoftë ai shqiptarë, s’do mentë se të dyja janë tallur me popullin e tyre dhe me interesat e shtetit në tërësi. Këta dy popuj u varfëruan skajshmërisht, përveç një grupi njerëzish që ishin të veshur me petkun e pushtetit. Rina e shkolluar dhe e specializuar iku në perëndim, edhe atë, me qindra mijëra të rinj. Shëndeti i popullatës ka rënie deri në rrezikshmëri të frikshme. Rrogat me dekada nuk bëjnë ngritje, kurse çmimet e artikujve ushqimor dhe atyre jo ushqimorë janë më të larta se në perëndim. Shteti ka krijuar skenarë trishtuese deri në çmenduri, veçmas me burgosjet misterioze, duke dashur të promovojë forcë absolute, vetëm e vetëm të mbijetoj si i tillë.
Vet çështja e emrit të këtij shteti ende mbetet mister më vete, pasi që, me ç’thurjen e federatës jugosllave, të gjitha republikat e Jugosllavisë së atëhershme u njohën nga bota si të tilla, kurse Maqedonia ishte e vetmja nga ata që nuk iu pranua emri ndërkombëtarisht, të trashëguar nga Ish Jugosllavia e asaj kohe. Për këtë, vetë qeveria maqedonase e asaj kohe u pajtua që para botës të njihet si FIROM, me shpresë se një ditë do zgjidhej kjo enigmë. Kaluan 26 vite, gjoja demokraci, ende emri i shtetit paraqet një problem dhe mister më vete dhe jep përshtypjen e një pushteti fantom. Kësisoj, këto pushtete që erdhën e shkuan, u krijuan dhe vepruan përmes spekulimeve misterioze, që bëri gjithçka të paqartë dhe sot gati se askush nuk di se nga udhëton shteti.
Në këto zgjedhje të fundit e të parakohshme, siç mundemi të pohojmë, duket se i ka ardhur fundi çdo fshehtësie. Misteri patjetër që do të dali sheshit! Zbulimin e këtij misteri po e realizojnë shqiptarët e ”moderuar”, të cilët, për këto zgjedhje të fundit, e morën anën e LSDM-së, për të cilën edhe votuan. Kjo pjesë e shqiptarëve, siç duket, misterin e këtyre pushteteve gati e ka sjellë para aktit të kryer, pasi që, qoftë LSSDM, qoftë VMRO-DPMNE, thjeshtë janë të varura plotësisht nga partitë shqiptare për të formuar qeverinë e re. Kësisoj, me automatizëm preket misteri politik shqiptar dhe ai maqedonas, i mbështjellë me “lëkurën e djallit” për 25 vite rresht. Por, ky “djall” dhe ky mister i brendshëm mundet të shpërthej dhe të del për mejdani vetëm me bashkëpunimin e ngushtë dhe të sinqertë të të gjitha partive shqiptare. Bashkërisht t’i bashkojnë forcat, pasi programet e tyre partiake janë të përafërta dhe bashkërisht t’i definojnë qartë dy-tre pikat fondamentale që kërkojnë shqiptarët me dekada dhe vetëm atëherë largohet nga ky vend “djalli dhe misteri i plakur”. Në të kundërtën e kësaj që thamë, nëse ndonjëra nga partitë shqiptare do insistojë të bashkëpunoje me “djallin” dhe ende t’ia ruaj misteret e tmerrshme të këtij pushteti, atëherë edhe një pjesë e popullit do të bashkëpunoje me “djallin” tjetër dhe në pranverë