Shkruan Qenan Aliu

– Sa mund të ketë ndikuar përqindja më shumë se 5% e trupit votues në zonën nr. 6, kjo është antiligjore, por me që bëhet fjalë 32.000 votues më tepër p.sh. në raport me zonën nr.3, sa është e dëmtuar pesha politike e votuesëve shqiptarë , madje mos evidentimi i poashtu i një numri solid në Listën zgjedhore edhe në zonën nr. 6-të dhe krejt kjo sa ka ndikuar në uljen e numrit të mandateve për deputetët shqiptarë ?

– Pse Bdi , atëherë si parti në pushtet nuk insistoi që kjo padrejtësi fundja kjo shkelje e Kodit zgjedhorë të përmirësohet ? Arsyet i dimë do tua kujtojmë !

– Pse Bdi-ja nuk pati kapacitet në njësinë zgjedhore nr. 7 në Diasporë, të fitojë së paku një mandat, pse mërgata i bojkotoi ?

– Pse Bdi-ja me megafonët e saj etablon gjoja suksesin e saj për ndryshimin e kodit zgjedhorë për diasporën si meritë e saj se gjoja të mos fitoj Vmro-Dpmne ? A mendoni ju se ne nuk e dimë se çka thonte dispozita e kodit për diasporën në vitin 2014 dhe më pastaj se si u ndryshua . Po , ju lutem p.sh mbasi paskeni pas aq ndikim pse nuk e bëtë dispozitën që të jetë një njësi zgjedhore diaspora siç edhe u bë, por me sistem zgjedhorë të shumicës siç ishte më parë ?!

– Pse të jetë përqindja e daljes së elektoratit shqiptarë në zonën 6-të më e ulët në raport me njësitë tjera ,ku Bdi qeverisë me 9 komuna , PSE ?

– Pas këtij rezultati, mund të jetë e pritshme se si do të veprojë kryetari i Pdsh-së Mendduh Thaçi, por një gjë dihet z. Ahmeti si duket nuk do të jepë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë për debaklin që pësoi partia, sepse ai disa herë ka deklaruar se do të jepte dorëheqje kur Maqedonija do të bëhet anëtare e Natos. Që do të thotë edhe pes vjetë, dorëheqja për arsye të përgjegjësisë politike nuk do të ndodhë !

– Pse Lsdm-ja depërtoi tek elektorati shqiptarë, a ka të bëjë kjo me konkurencën e kushtimisht thënë të ,,tregut,, të votave, sepse , Bdi- thirej pronar i shumicës së votave të shqiptarëve ,por pazarin e bënte për qëllime klanore dhe klienteliste !? Fundja, nuk ka diçka tragjike për vet faktin se multi=kulti parti ,ishte patenta e z. Ali Ahmeti dhe e Bdi-së prej kohës së Diamantit . Madje , ju z. Ahmeti si kryetarë i Bdi-së , a nuk firmosët komunike në emër të partisë që anëtarësia të votojë në balutazhë kanditatin e atëhershëm për president të LSDM-së Branko Cërvenkovski, e ato ishin afro 170.000 vota nga mjediset shqiptare, por kjo edhe ishte prakticizëm i politikës, por pse sot ju duket tragjike ?!

– Sa kanë ndikuar votat e votuesëve nga LIQENASI (Pusteci ) që pushteti i pajisi me shtetësi ( në kundërshtim me ligjin ) për të votuar edhe në zgjedhjet lokale në Kërçovë, Strugë, etj, si dhe në ciklet e zgjedhjeve parlamentare në disa vendvotime në vendë ? – Dhe për sot edhe një dilemë satirike. A do të bashkëpunoj z. Ahmeti me AXHAMITË ?