Bujar Plloshtani

Dilemës së takimit të liderëve të subjekteve politike shqiptare

Meqë bëri kaq bujë mediatike takimi i liderëve shqiptar, do të propozoja sikur të organizohej një lloj “referendumi” mbi parimin, nëse do të ishte e drejtë të quhej plan inteligjent për faktorizimin në praktikë të të drejtave të shqiptarëve në bashkëqeverisje me palën maqedonase, ku qytetarët të shprehnin vullnetin e tyre politik ndaj idesë së unifikimit apo të mosunifikimit të qëndrimeve të liderëve shqiptar, me arsyen për të kushtëzuar palën maqedonase në bashkëqeverisje.

– A paraqet interes kombëtar, që liderët e subjekteve politike shqiptare të bashkërendisin dhe unifikohen rreth një qëndrimi unik, për të vendosur kushtezimet e nevojshme ndaj subjekteve politike maqedonase për zgjidhjen e plotë të statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve?

– Nuk paraqet interes kombëtar të vendoset, që liderët e subjekteve politike shqiptare të veprojnë ndaras pa u unifikuar në thelb, dhe njëkohësisht të veprojnë sipas platformës së tyre politike kundrejt subjekteve politike maqedonase?