Zgjedhjet e parakoshme parlamentare së bashku me ato lokale janë dalje nga kriza politike. Garancia e vetme për ruajtjen e unitaritetit të Maqedonisë është formimi dhe zhvillimi i shoqërisë multietnike, ka deklaruar sot kryeministri Emil Dimitriev.

‘Kështu siç dëshiron dikush t’i drejtojë punët në Maqedoni me kyçjen e shumicës së popullit maqedonas, shumicës së turqve, romëve, vllehëve, boshnjakëve dhe etniteteve tjera, vlerësoj se kjo nuk mund të realizohet. E dyta, në periudhën paszgjedhore në Maqedoni u hapën debate të cilët thellësisht trajtohen në rendin kushtetues të vendit, të cilët nuk ishin pjesë e fushatës parazgjedhore ose shumë pak është folur për të’, ka theksuar ndër të tjera Dimitriev.

Për Maqedoninë, ashtu siç tha kryeministri Dimitriev, alternativa e vetme është organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat parti të gjithë këtë që thonë paszgjedhjeve, patjetër ta thonë paszgjedhjeve.