Nga pesë milionë fidane do të mbillen çdo vit përmes manifestimit tradicional “Dita e drurit” dhe Programit për zgjerimin e riprodhimit të pyjeve, tha sot kryeministri Emill Dimitriev i cili, në kuadër të Aksionit të 17-të “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde” mbolli fidan në kopshtin “Ylli” në Koçan.

Pesë milionë fidanet e parapara prej të cilave një pjesë e mirë pritet të lulëzojnë, do të jenë dëshmitarë, theksoi Dimitriev, për kujdesin e shtetit ndaj mjedisit jetësor.

“Me këtë e promovojmë përgjegjësinë tonë për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe vlerësojmë se në mënyrë të drejtë sigurojmë mjedis të shëndoshë për të jetuar”, nënvizoi kryeministri.

Nga viti 2008, kur filloi aksioni “Dita e drurit”, deri më tani janë pyllëzuar 13 mijë hektarë me 35 milionë fidane, ndërsa sivjet, siç përmendi Dimitriev, do të pyllëzohen 503 hektarë me 2,6 milionë fidane.

Fidan në oborrin e kopshtit “Ylli” mbolli edhe kryetari i Koçanit, Ratko Dimitrovski i cili njoftoi se aksioni në këtë aksion sot nuk do të jetë masovik për shkak të reshjeve të borës, por do të vazhdojë dhe do të zbatohet në tërësi.