Kryeministri teknik, Emil Dimitriev i kundërpërgjigjet homologut të tij shqiptar, Edi Rama duke thënëse edhe pa ndërhyrjen e Tiranës, Maqedonia mund t’i zgjidh problemet me të cilat përballet.

 Jam i bindur se edhe pa ndërhyrjen tuaj do të gjejmë zgjidhje për sfidat tona. Fundja, është jokorrekte të ndizni zjarr nacionalist. Gjuha shqipe është e pranishme gjerësisht në Maqedoni. Shqipja, ashtu si turqishtja, serbishtja, gjuha vllehe, boshnjakishtja dhe gjuha rome, bashkë me gjuhën maqedonase është pjesë e kulturës dhe pasurisë së Maqedonisë – shkruan ndër tjerash Dimitriev.

Në linjë me Dimitrievin është edhe Rusia. Sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë, krerë të BE-së dhe NATO-s përpiqen që maqedonasve t’ua imponojnë “platformën shqiptare” të definuar siç thuhet në zyrën e kryeministrit në Tiranë, me të cilën projektohet harta e të a.q. “Shqipëri e Madhe” me pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje.

 Është shumë shqetësuese që këtu është kyçur edhe Kosova e vetëshpallur e pavarur. Ne vlerësojmë se kjo është tejet e rrezikshme, e dedikuar për ta shkatërruar shtetin maqedonas dhe destabilizimin e Ballkanit në tërësi.” Rusia reagime të ngjshme me akuza për ndërhyrje në punët të brendshme të Maqedonisë ka pasur edhe më parë – thuhet nga Ministria e Jashtme e Rusisë./Alsat