Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot do të ketë fjalim të rregullt para Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian (AFET) ku do të informojë për vijimin e zbatimit të reformave kyçe në Republikën e Maqedonisë, shkruan Fol.

Komiteti për punë të jashtme është trup punues i PE-së në të cilin janë anëtarësuar përfaqësues nga grupe të ndryshme parlamentare të cilët janë të përfaqësuar në të.

Në takimin e sotëm, Dimitrov para anëtarëve të Komitetit do të informojë për vijimin e zbatimit të reformave kyçe në vend nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me qëllim që në afat sa më të shkurtër të hapet rruga për ripërtëritjen e rekomandimit për fillim të negociatave inkuadruese, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të ketë edhe takime me deputetët e Parlamentit Evropian. /Fol/