Në shekullin e XXI, në Evropë, e drejta për vetëvendosje dhe vetë-shprehje është e padiskutueshme. Marrëdhëniet midis dy vendeve, për të qenë miqësorë dhe të afërt, presupozojnë respektimin e asaj të drejte dhe dinjitetin e tjetrit, shkruan në rrjetin social Facebook Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov si reagim ndaj qëndrimit të Akademisë së Bullgarisë për gjuhën maqedonase.

“Gjuha maqedonase është një nga gjuhët sllave të Jugut. Gjuha standarde maqedonase u kodifikua zyrtarisht në maj të vitit 1945, bazuar në format qendrore të të folurave të Maqedonisë së atëhershme. Ishte një nga tre gjuhët zyrtare në ish-Jugosllavi dhe ka qenë e pranishme në KB për më shumë se 70 vjet. Gjuha maqedonase ka zhvillimin e vet historik dhe njihet nga bashkësia ndërkombëtare e gjuhëtarëve”, shkruan Dimitrov.

Ai theksoi se procesi historik që kemi filluar me Bullgarinë fqinjë për të çuar në afrim dhe miqësi të mirëfilltë, për të larguar frikën dhe paragjykimet, paraqet pranimin e ndërsjellë.