Ministri i Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Nikolla Dimitrov është i bindur se Greqia ka interes për Maqedoni evropiane.

Në ftesë të kolegut të tij Nikos Kozias, Dimitrov së shpejti do ta vizitojë Athinën dhe thotë se në Greqi dëshiron të përfaqësojë një fytyrë të re të Maqedonisë, ngaqë sfida më e madhe në integrimin euro-atlantik lidhet ngushtë me Athinën.

“Puna e diplomacisë është që të ndërtojë ura, të krijojë miqësi dhe të hap dyer dhe perspektiva. Meqë sfida jonë më e madhe në integrimin euro-atlantik është marrëdhënia me Athinën, fillimisht dua që në Greqi të përfaqësojë një fytyrë të re të Maqedonisë. Jam i bindur se kemi interesa të përbashkëta dhe se edhe Greqia ka interes për Republikë të Maqedonisë evropiane”, tha Dimitrov për SDK.