Miratimi i ligjit për prokurorinë publike dhe udhëheqja e hetimit në mënyrë transparente dhe të paanshme për rastin “Reket”, janë dy çështjet kyçe të cilat shumë do të na ndihmojnë të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në në tetor, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, para fillimit të Këshillit të Ambasadorëve në MPJ.

Sipas Dimitrovit, dy viteve të fundit ka përmirësim intensiv, të dukshëm dhe drastik të gjendjes lidhur me procesin eurointegrues dhe udhëheqjen e politikës së jashtme. Janë rritur vizitat në vend, por edhe të përfaqësuesve tanë zyrtarë në vendet anëtare të BE-së.

“Ka edhe diçka që konsiderohej si e vështirë. Këtu kemi bërë hap të madh, manifestuam mënyrë të vërtetë evropiane dhe vendosëm një çështje që na mbante jashtë procesit të integrimit në BE dhe NATO. Me fqinjët, në kushte kur bota është lëkundur, krijuam mundësi edhe për BE-në, theksoi Dimitrov.

Këshilli i Ambasadorëve është me temë “Perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Sipas MPJ-së e cila e organizon këtë takim dyditor, qëllimi është që të bëhet pasqyrë e hapave të deritanishme dhe të precizohen hapat e ardhshëm, si dhe aktivitetet konkrete diplomatike në prag të mbajtjes së Këshillit Evropian në tetor, kur pritet t. merret vendim për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Në suaza të Këshillit të Ambasadorëve janë paraparë takime pune me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi me kryetarin e Qeverisë Zoran Zaev dhe me zëvendëskryetarin e e angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Janë paraparë edhe disa sesione të punës në të cilat Dimitrov dhe ambasadorët e Maqedonisë së Veriut të akredituar në vendet anëtare të BE-së më detajisht t’i shqyrtojnë të gjitha aspektet relevante për realizimin e qëllimit – vendim për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në në tetor.