Në intervistën për agjencinë bullgare BGNES, ministri i Punëve të Jashte të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka deklaruar se Maqedonia dhe Bullgaria kanë humbur shumë me marrëdhëniet e ftohta të ndërsjella, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai është shprehur i bindur se punët kanë ndryshuar dhe se është koha që në Ballkan të vjen në shprehje një frymë e re, para se gjithash me Bullgarinë.
”Maqedonia e re që është zgjuar nga një agoni e thellë, nuk ka komplekse dhe se nuk i duhen përmendore për t’u mburë me veten. Nuk ka as paragjykime. Fakti që dy vendet tona nuk janë afër, nuk ka logjikë. Kemi humbur shumë kohë. Ndoshta ishte i patjetërsueshëm që disa mësime të mësohen në këtë mënyrë, por mendoj se jemi rritur”, ka deklaruar Dimitrov.
Dimitrov thekson se Maqedonia pret mbështetje nga Bullgaria gjatë presidencës së saj me BE-në, jo vetëm se bëhet fjalë për dy popuj mjaft të përafërt, por sepse edhe Maqedonia e meriton mbështetjen dhe se nuk do të ketë çështje të hapura me Bullgarinë.
Në lidhje me emrin, Dimitrov ka thënë se Maqedonia do të mundohet ta bindë Greqinë që të mendojë se çfarë fqinji duan.