Maqedonia nuk guxon të ketë frikë nga hyrja në negociata me Greqinë, në negociata do të jemi me besim të mirë dhe pa frikë, në përpjekje për të tejkaluar dallimet, thotë në intervistë për Radio Evropa e Lirë ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov.

Për atë se a është afër kompromisit Maqedonia, Dimitrov thotë se kompromisi nënkupton të mos merrni atë që më së shumti e dëshironi, kur ka lëshime të caktuara nga zgjidhja ideale për të dyja palët dhe do të thotë se brengat kryesore të Maqedonisë dhe të Greqisë të mbulohen.

Në pyetjen e gazetares për atë se sa i “dhimbshëm” do të jetë ky kompromis për Maqedoninë, Dimitrov u përgjigj: “Kur ne mendojmë për këtë pyetje, së pari duhet të mendojmë për dinjitetin tonë dhe për atë se ku duam ta shohim Maqedoninë, pesë ose 10-15 vite nga tani. Nëse ka palë plotësisht të dështuar, ajo nuk do të jetë mirë as për fituesin e as për humbësin, sepse ajo do të zhvillojë nacionalizëm të tmerrshëm. Domethënë, ne duhet të gjejmë mënyrë që të dyja palët të dalin nga ky proces me ndjenjën se e kanë mbrojtur atë që është më e rëndësishme për to”.