Në politikën e jashtme është një vit i suksesshëm. Jemi në prag të anëtarësimit në NATO. Për herë të parë ishim në një tavolinë me Aleancën më të fortë në botë. Me kemi bërë shumë përparime, kemi një raport të shkëlqyer. Ky është vlerësimi i Ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov për vitin 2019.

“Mickoski bëri një deklaratë të pandershme, veçanërisht për popullin maqedonas, pasi harroi që Marrëveshja e Prespës lejon që çdo maqedonas nga Maqedonia e Veriut të thotë se jam maqedonas, flas maqedonisht, madje nuk i detyron qytetarët ta quajnë veten Maqedoni, sepse ne jemi Maqedoni me mbiemër Veriore, që të dallohet nga pjesët e tjera të rajonit historik Maqedonia. Dhe tani ai thotë se asnjë marrëveshje nuk do ta ndalojë atë. Dhe askush se ndalon. Kush thotë se e ndalon. Praktikisht përgjigjet në pyetje që nuk ekzistojnë. Nuk është e ndershme që popullin maqedonas ta rebelojë kundër këtyre çështjeve të ndjeshme dhe t’i çojë ata drejt iluzionit. Dhe në fund të fundit, a do ta kishim marrë ftesën nga NATO, a do ta kishim nënshkruar marrëveshjen e pranimit nëse nuk do ta kishim zgjidhurr atë problem?”, tha Dimitrov.

Ai tha se misioni i tij nuk ka përfunduar dhe se lufta e ardhshme reale do të jetë kundër kriminelëve dhe klinetizmit.

Rreth propozimit për qeverinë teknike për ministrin e ri të MPB-së, Dimitrov përcolli qëndrimin e MPJ-së se gjithçka duhet të përfundojë në kuadër të sistemit të drejtësisë, ndërsa atje akti më i lart është Kushtetuta.