Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pas votimit të Qeverisë së re të vendit, ka deklaruar se hapi i parë i tij do të jetë vizita në vendet në rajon me të cilat marrëdhëniet disi janë tendosur.

Sipas tij, vizitat do të shërbejnë që fqinjëve t’u tretohet pamja e re e Maqedonisë. I pyetur për çështjen e emrit, Dimitrov ka thënë se do të punojë me konstruktivitet dhe se para qytetarëve do të dalin me propozim konkret, pasi që të arrihet pajtueshmëri me opozitën.

Dimitrov e ka konsideruar si të papranueshme çështjen e agjentit serb Goran Zhivaljeviq në natën e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë.