Të gjejmë mirëkuptim për të kaluarën, të punojmë në të ardhmen dhe ta pranojmë njësi tjetrit ashtu siç jemi dhe kush jemi në të tanishmen. Ndërtimi i miqësisë reale është i lodhshëm, por proces jashtëzakonisht fisnik. Nëse shkojmë përmes asaj rruge, historia e përbashkët do të na buzëqesh, ndërsa e ardhmja e përbashkët evropiane do të na presë.

Këtë në profilin e tij në Fejsbuk e shënoi shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, me rastin e trevjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,

“Mik është ai i cili e kupton të kaluarën tënde, beson në ardhmërinë tënde dhe të pranon pikërisht ashti siç je”, autor i panjohur. Pikërisht kjo urtësi, e zbatuar edhe nga pala vendore edhe nga ajo bullgare, me durim dhe mençuri do të na çojë përpara, ka shënuar Dimitrov.

Sot mbushen tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev dhe kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.