Sot, ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov pati një takim me Zhan-Christophe Belial, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Shërbimit të Marrëdhënieve me Punët e Jashtme të BE-së (EEAS). Takimi u zhvillua në kuadër të takimit të drejtuesve politikë të çështjeve të shtetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku mikpritëse ishte Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, përcjell Fol.

“Përkundër sfidave të përditshme, unë jam i inkurajuar nga ritmi i reformave në disa nga sektorë kryesorë në rrugën tonë evropiane. Kemi përfituar nga kriza që të rritemi dhe para nesh ka një perspektivë që nuk duhet ta humbasim. Ne kemi përpara një shans për një hap serioz”, ka theksuar ministri Dimitrov në takim.

Përveç kësaj, ministri u referohej edhe planeve dhe pritjeve të Qeverisë për periudhën e ardhshme. Ai theksoi nevojën për mbështetje të Maqedonisë nga udhëheqësit, institucionet, si dhe nga shtetet anëtare, në mënyrë që të arrihen angazhimet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. /Fol/