Ish deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski ka reaguar pas formimit të qeverisë, pasi sipas tij përbërja e Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Ai thotë se kjo qeveri është qeveria e BDI-së me kryeministër nga LSDM-ja, përcjell TS.

Ja postimi i tij i plotë

Përbërja e Qeverisë është në kundërshtim me vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë!
Nuk më pëlqen kjo temë sepse besoj se cilësia e një personi në kryerjen e detyrave të tij nuk varet aspak nga përkatësia e tij etnike, por kur njeriu i dytë në Qeveri, Z. Artan Grubi, e hap këtë temë, le të shohim numrat realë dhe shikoni nëse është brenda kornizës së Kushtetutës.
Si një vlerë themelore e sistemit shtetëror, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë në nenin 8, rreshti 2 përcakton dhe garanton: “Përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive në organet shtetërore dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet”.
Kjo normë kushtetuese ka mbrojtje për të gjithë, përfshirë maqedonasit dhe bashkësitë më të vogla etnike. Përbërja e Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Nëse duam vlera evropiane, duhet t’i respektojmë ato në mënyrë të barabartë për të gjithë, jo vetëm për veten tonë.
Qeveria e re ka:
1. Anëtarët (Kryeministri dhe Ministrat): 12 maqedonas, 8 shqiptarë
2. Zëvendës anëtarët (zëvendësministrat): 8 shqiptarë, 6 maqedonas, 2 turq
Gjithsej: 18 maqedonas, 16 shqiptarë, 2 turq
Përqindja:
50% e maqedonasve – dukshëm më pak se sa kërkohet me kushtetutë;
44,44% shqiptarë – dukshëm më shumë sesa kërkohet me kushtetutë (në dëm të të tjerëve);
5, 55% të tjerët (vetëm 2 turq) – dy herë më pak se sa kërkohet me kushtetutë (pa romë, serbë, boshnjakë dhe vlleh).

Sugjerimi im për Z. Artan Grubi është të tregojë madhësinë dhe në vendet e katër anëtarëve ose zëvendës anëtarëve të Qeverisë të tërheqin kuadrot e tyre të partisë dhe të propozojnë një nga komunitetet më të vogla që nuk janë të përfaqësuar në Qeveri. BDI të propozojë një vlleh, një serb, një boshnjak dhe një rom dhe kështu do të sigurojë përfaqësim të barabartë të bashkësive më të vogla etnike.

Unë nuk po i propozoj asgjë LSDM-së, sepse kjo qeveri sigurisht që është një Qeveri e BDI-së me një Kryeministër nga LSDM-ja.