Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski ka paralajmëruar se po hyjmë në një skenar të provokimit ngaqë Talat Xhaferi ndaj tyre drejtohet në gjuhën shqipe, transmeton FOL.
“Dua ta paralajmëroj se jemi duke hyrë në një skenar provokues. Aq nga fjala juaj. Kolegu Talat Xhaferi drejtohet në gjuhën shqipe vetëm ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së me arsyetimin se ne e konsiderojmë si deputet. Sipas ligjit ende nuk mund të përdorë gjuhën shqipe. Nëse doni në atë drejtim ti udhëhiqni punët, urdhëroni, por se do të hapet diskutim se kush po e shkel Kushtetutën, Rregulloren”, tha Dimovski.