Mungesa e borës, temperaturat e larta për këtë periudhë të vitit, do t`I bëjnë të mbjellurat të preken nga ngricat, derisa mungesa e shkrirjes së borës rrezikon t`I shterrë resurset e ujit.

Një fjalë e urtë gjermane thotë “Nëse dimri është i ngrohtë, bujku do të jetë i varfër”. Temperaturat e larta këtë dimër, sic percjell KlanM, kanë ndihmuar shmangien e krizës energjetike, por nuk premtojnë asgjë të mirë për bujqit dhe cmimet e ushqimeve.

“Sikur të kishim temperatura të ulëta, mungesa e dëborës do të reflektohej direkt në rritjen dhe zhvillimin e kulturave vjeshtore, konkretisht të grurit në rajonin tonë. Shtresa e dëborës shërben si një “jorgan” apo mbulesë e kulturave vjeshtore dhe cdo 1 cm shtresë e dëborës ngrit temperaturën e tokës për 1 gradë Celsius” – tha Alirami Saliu, agronom.

Nëse në të ardhmen do të paraqiten, të ashtuquajtura “ngrica të vonshme pranverore”, sic percjell KlanM, kryesisht ndikim negativ do të ketë në kulturat shumëvjecare.

“Meqenëse temperaturat janë të përafërta me fillimin e vegjetacionit të kulturave shumëvjeçare, konkretisht pemëve dhe të hardhisë, nëse fillon procesi I mugullimit të pemëve dhe paraqiten temperature me ngrica, atëherë mund të vijë deri tek dëmtimi I kulturave shumëvjecare ndërkaq sa u përket kulturave njëvjecare nuk do të ketë ndonjë pasojë” – tha Alirami Saliu, agronom.

Dimri I ngrohtë rrezikon t`I zvogëlojë të rendimentet e kulturave bujqësore në kohën kur bujqit tashmë janë duke u përballur me mungesën e plehrave artificial, si një nga pasojat e luftës në Ukrainë, por edhe me thatësirën nga vera e kaluar. Kjo, sipas ekspertëve evropian, sic percjell KlanM, do të shkaktojë presione ndaj rritjes së cmimeve të ushqimit në rajon, që mbeten në nivele rekorde, madje edhe gjatë uljes së inflacionit. /KlanMacedonia/