“Për muaj të tërë, përpara sulmit të tmerrshëm më 27 prill, Ziadin Sela, kreu i LR-PDSH ishte objektiv i një varg protestash dhe akuzash, duke bër fushatë të gjerë propagandistike kundra shqiptarëve dhe Ziadin Selës”, ka deklaruar ish-kongresmeni shqiptaro – amerikan dhe kreu i LQSHA, Joe DioGuardi në dëshminë e tij të dhënë në Kongresin Amerikan.

Sipas tij, Sela si “armik i popullit”, duhej të eliminohet. Rezultati ishte me të vërtet tronditës dhe me pasoja të rënda fizike, tha Dioguardi duke treguar me dorë nga posterat me fotografitë e përgjakura, të Zijadinë Selës, i shtrirë për vdekje në mes të dyshemes së Parlamentit të Maqedonisë, informon korrespondenti i INA-s.

DioGuardi tha se në këtë sulm kanë marrë pjesë forca policore të maskuara.

“Sulmi brutal ndaj Selës, në veçanti, nga forcat speciale të maskuara të policisë, të cilët u lejuan nga Qeveria maqedonase për të sulmuar deputetët për më shumë se dy orë pa ndonjë ndërhyrje nga policia që ishin të pranishëm në vendngjarje, ndaj Ziadin Selës, ishte duke e godituar atë në mënyrë të përsëritur në kokë, rrëzuar pa ndjenja, deri sa sipas deshmitarve të asaj ngjarje ai u konsiderua i vdekur nga sulmuesit, kur ai u tërhoq nga dhuna brutale me plagë të rënda – dhe kjo mund të shihet qartë në fotografitë e përgjakshme të Sela më 27 prill që unë kam menduar për ta zgjeruar dëshminë time për këtë seancë”, nënvizoi kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi.

Sipas tij, banditë dhe paramilitarë ia mësynë Parlamentit në një përpjekje për të goditur frikën dhe terrorin në mendjet dhe zemrat e atyre deputeteve shqiptarë, të vendosur për reformimin e qeverisë së korruptuar maqedonase të kryesuar nga kryeministri Nikola Gruevski, i cili e ka udhëhequr qeverinë si një ndërmarrje kriminale gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit. (Beqir Sina/ INA)

Dioguardi selafoto kongreskongres 5kongres fotoKongres3kongres4taravari dioguardi