Shkruan Medai Shaholli

rrëfenjë nga fshati

Këto ditë ka plas skandali i aferës së diplomave të blera në UNS i njohur si Universiteti i Merkos, nga deputetë shqiptarë nga Shqipëria dhe jo vetëm.

Së fundmi, është përhapur edhe lajmi i ”radio miletit” se, edhe gomerët shqiptarë nga gjitha trevat kanë blerë diploma të UNS, me profile të ndryshme për disa mijëra euro.
Kësisoj, tani e tutje do kemi më shumë kuadro të profileve të ndryshme nga gomerë shqiptarë dhe të huaj në tregun e punës në mbarë ”dërzhavën” tonë NM.

Këtë radhë konkurenca në tregun e punës do jetë shumë e egër pasi çdo ditë e më shumë po pajisen me diploma të blera me para në dorë, qindra gomerë dhe kërriçë vendës dhe të huaj.

Ne popullit të thjeshtë nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese kuadrove të reja në luftën e ashpër të ekonomisë së tregut.