Çfarë është gërhitja

Gërhitja është zëri që del gjatë frymëmarrjes së personit kur ai është në gjumë. Ky zë dridh qiellzën e lart dhe gjuhën e vogël. Heqja e tyre mund ta zgjidhë problemin. Kilet e tepërta sjellin një mënyrë pasive të jetuari dhe hap rrugën e problemeve të tiroideve. Por nëse jeni në peshë ideale atëherë ky proces është krejt i kundërt.

Disa këshilla të thjeshta për parandalimin gërhitjes

-Gjuhën nxirreni përpara dhe shtrëngoni dhëmbët. Mundohuni të gërhisni. Nëse vëreni një gërhitje më të lehtë ka shumë mundësi që gjuha nxit gërhitjen. Pra gjuha dridhet dhe shkakton gërhitjen.

-Nëse gërhisni me hundë kur mbani gojën mbyllur atëherë provoni:

-Shtrihuni në krahun e djathtë apo të majtë: sipas një teorie kur shtriheni në shpinë muskujt e zonës së gjuhës dhe fytit ngushtohen duke provokuar gërhitjen.

-Përdorni jastëkë më të lartë: kjo mënyrë ndikon në mbajtjen hapur të rrugëve të frymëmarrjes duke mbështetur qafën. Kështu fyti ngushtohet më pak. Dhe vlen derisa t’ju zërë gjumi.

-Merrni frymë me shiritët e hundës: me ndihmën e sistemit brenda shiritit zgjerohen rrugët e frymëmarrjes në hundë dhe në këtë mënyrë parandalohet gërhitja. Ju ndihmon të shpëtoni dhe nga nxënia e hundëve kur jeni me grip apo kur vuani nga alergjia.

-Përdorni strip goje për të parandaluar gërhitjen: karamelet me aromë mendre luftojnë shkakun e gërhitjes dhe janë ideale për ju nëse gërhisni kur jeni shtrirë në shpinë. Këta zotërojnë një formulë e cila pakëson dridhjen e indeve të buta dhe mbulon pjesën e prapme të fytit gjatë gjithë natës. Nuk bën efekt në momentin kur e merrni në gojë por pas disa orëve.

-Spreit e gojës: sprei lyen dhe zbut indet e buta në pjesën e prapme të fytit të cilat shkaktojnë dridhjen dhe më pas gërhitjen.

-Aparat kundër gërhitjes: duke shtyrë jashtë faqet e hundës zgjeron kanalet e frymëmarrjes së hundës dhe mundëson një frymëmarrje të lehtë.

-SomnoGuard: është një lloj cigarishteje termoplastike MAD e përdorur për kurimin e çrregullimeve të gjumit të shkallës së mesme, në të njëjtën kohë përdoret dhe nga boksierët. Duke sjellë përpara pjesën e poshtme të nofullës me gjuhën lehtëson frymëmarrjen dhe parandalon gërhitjen.

-Sprei bimor: dhe ky sprei ngushton pjesën e brendshme të vrimës së hundës dhe krijon më shumë vend për të marrë frymë. Krahas kësaj tendos indet e pjesës se sipërme të gojës duke pakësuar dridhjen. Sprei me erë të mirë pakëson gërhitjen.

-Lënia e cigares: pakësoni konsumimin e cigares ose lëreni krejt më mire. Në këtë mënyrë merrni frymë më lehtë dhe gërhitja do të pakësohet me kalimin e kohës.