Mëngjesi që në kohën e lashtë njihet si vakti më i shëndetshëm që duhet të konsumojmë. Ngrënia e ushqimit në mëngjes na ndihmon në tretjen dhe na bën të nidhemi më të fortë.Ekspertët e ushqyerjes thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi na ndihmon të përballojmë ditën me më shumë energji dhe të mos jemi shumë të uritur në tryezën e drekës. Më poshtë po ju rendisim 5 arsyet pse duhet të hamë mëngjes.

Fillimi i ditës tuaj me ushqim në mëngjes do të forcojë metabolizmin dhe do të ruajë nivelin e sheqerit në gjak në masën e duhur gjatë gjithë ditës. Një vakt i bollshëm në mëngjes ndihmon në furnizimin me energji të trupit tuaj, duke ju mbajtur aktiv dhe produktiv deri në drekë.

Një mëngjes me vlera të larta ushqyese zvogëlon rrezikun për të mbi ngrënë dhe për shmangien e dëshirave për të konsumuar shumë ushqim gjatë ditës. Ngrënia e mëngjesit është një faktor që ndikon në uljen e sëmundjeve të zemrës. Një vakt në mëngjes është i nevojshëm jo vetëm për trupin tuaj, por edhe për trurin. Ushqimi i konsumuar në mëngjes ndihmon në përmirësimin e përqendrimit dhe produktivitetit tuaj.

Mëngjesi ideal- Sipas dietologëve, mëngjesi duhet të përmbajë 20 për qind të totalit të kalorazhit ditor, dreka dhe darka nga 35 për qind dhe 10 për qind vaktet e ndërmjetme. Kur zgjohemi nga gjumi, organizmi ynë për shkak të një “agjërimi” tetëorësh ka një glicemi të ulët, ndërsa e kundërta ndodh me kortizolin. Për këtë arsye, në mëngjes këshillohen ushqimet e ëmbla, të cilat ngrenë gliceminë dhe ulin kortizolin. Ndër ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tavolinë janë: lëngu i frutave, mjalti, reçeli, biskotat apo edhe kosi i frutave./lexo/