Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot. Gjashtë persona të armatosur me kallashnikov dhe me dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me fenelinë policie kanë grabitur një shtetas nga Kosova duke i marrë atij automjetin “Audi Q7” me targa 04-599 FO.Meriton Ahmetaj, 27 vjeç, nga fshati Korishë i komunes së Prizrenit ka rënë pre e grabitësve.

Ai ka qenë duke u kthyer nga Mali i Zi, kur rreth orës 22:00 në Milot, dy automjete, njera prej të cilave e paisur me fenelinë policie i janë venë në ndjekje.

Drejtuesi i automjetit ka kujtuar se janë punonjës policie dhe ka ulur shpjetësinë në 60 km/h. Nderkohë që kur ka vënë re se automjeteti me fenelinë policie po i qëndronte prapa, ai ka rritur shpejtësinë deri në 80 km/h për të vazhduar rrugën normalisht.Në këtë moment një prej automjeteve e ka parakaluar Audin Q7 me të cilen udhëtonte shtetasi nga Kosova duke i bllokuar rrugën, nderkohë që automjeti tjetër ka qëndruar prapa.Personat e armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të dorezojë automjetin, duke e kercenuar se do t’a vrisnin.Drejtuesi i automjetit nuk ka rezistuar dhe u ka dorezuar automjetin grabitësve.Ai ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur ende që të kapin apo identifikojnë autorët.Njoftimi i policisë:“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW ” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar , ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”