Të premten pa energji elektrike prej orës 8 e deri në orën 11:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Dragisha Mishoviq”, komuna e Karposhit.

Në periudhën kohore prej orës 8:30 e deri në orën 12 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Boris Trajkovski” nënrruga 7, në komunën e Kisella Vodës, ndërsa prej orës 8:30 e deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e fshatit Matkë e Epërme, komuna e Sarajit.

Prej orës 9 e deri në orën 11 pa furnizim me energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Todor Çangov”, numrat tek të rrugëve, prej numrit 41 deri në komunën Aerodrom, ndërsa prej orës 9:05 e deri në orën 11:05 shfrytëzuesit Fershped-Dogana Autokomandë në komunën e Gazi Babës.

Një pjesë e shfrytëzuesve të vendosur në rrugën “France Presheren” prej 100 deri në numrin 130 në komunën e Karposhit, do të jenë pa energji elektrike prej orës 9 deri në orën 14:30, ndërsa prej orës 11:30 e deri në orën 13:30 një pjesë e Birrarisë-Shkup, depot në komunën e Gazi Babës.

Siç informon QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve në sistemin elektrik.