Disa rrugë nëpër Tetovë vazhdojnë të jenë përplot me gropa. Siç po shihen në këto pamje rrugët të dëmtuara janë edhe në lagjen e Vardarit.

Banorët që jetojnë këtu thonë se ka vite që rrugët janë në këtë gjendje. Sipas tyre 20 vjet aty nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

“90% janë të dëmtuara. Unë jam në rrugën ‘Vllezërit Milladinov’ ama gjithkund është e njëjtë, kanë filluar të prekin nga pakë si macet kur gërvishtin.”

“i dëmtojmë veturat. Unë besoj se kjo rrugë është shumë e frekuentuar edhe besoj se udhëheqësia e komunës do gjejë mënyrë që ta asfaltojë pas 20 viteve.”