Si nje besimtar musliman dhe si nje pagues i anetaresise (dhe detyrimeve) ne nje sektor a institucion kuader i BFI-se, kam te drejten dhe marr guximin qe te shpreh mendimin, bindjen dhe qendrimin tim me rastin e zgjedhjes se Reisit te BFI-se. Te pakten, perkunder ca zerave qe ngriten dhe zhurmojne vetem kur eshte fjala per kritike (sharje) te BFI-se, ta ngre zerin tim edhe ne percaktimin dhe pozicionimin tim ne lidhje me rastin e zgjedhjeve te Reisit ne BFI. Pra, marr te drejten dhe guximin qe ta them haptazi e, sa te mundem, ta bej te jehoje zeri, meqe qasje e mundesi a mekanizem tjeter pjesmarrjeje nuk kam, i njerit nga pjestaret e ketij besimit ne lidhje me kete ngjarje shume te rendesishme per te gjithe muslimanet e ketij vendi por edhe per vet kete shtet, ashtu qe ata qe na perfaqesojne mos te thone se nuk e dinin dhe nuk e kane ndegjuar zerin tone. Interesimi dhe vemendja jone gjithesesi qe eshte e perqendruar ne kete ngjarje, sepse jemi te vetedijshem se, tek e fundit, edhe ne qofshim indiferent gjate jetes, proceseve dhe ngjarjeve qe zhvillohen me kete institucion te shejte ne fund te fundit trupi yne do te kaloje e percillet nga duart e perfaqesuesve/nepunesve te ketij institucioni. E konsideroj(me) te rendesishme shume kete ngjarje sepse ky institucion nuk perfaqeson vetem pjesetar te nje etnie apo edhe te ndonje koncepti politik, por pertej tyre e mbi to. Pra eshte institucioni me unifikues i nje trungu shoqeror, madje edhe me me shume anetar e pjestar, sepse edhe pushtetet qeveritare jane te zgjedhura vetem nga nje numer i caktuar votuesish i nje ideje te caktuar dhe (per fat te keq) madje perfaqesojne vetem ata, pra ky institucion eshte edhe me i fuqishem se cdo organizate e institucion tjeter i ketij shteti (ne mos edhe me i fuqishem se vet shteti*), vetem duhet qene vetedija, bindja dhe pjekuria per ta pranuar kete fakt. Ndaj edhe po ju drejtohem(i) juve perfaqesues te zerit tone zgjedhes, ju betohem(i) ne Zot se kurren e kurres hallall nuk do tjua bej(me) nese vetem per kaprico e interesa personale, per zenka e leshime por edhe gabime te vogla ose nderpersonale nuk do ta zgjidhni me te denjin dhe me meritorin per perfaqesues, respektivisht per Reis te BFI te RMV, tani qe o sot o kurre eshte koha e mundesia, o sot o kurre kemi nje kandidat te denje me te gjitha premisat intelektuale, profesionale, fetare e njerezore sic eshte prof.dr. Qani Nesimi.

Sepse ai eshte:

1. I vetmi Myfti dhe kandidat per Reis te BFI-se me titull shkencor dhe arsimor Prof. Dr.;
2. I vetmi Myfti dhe kandidat per Reis te BFI-se profesor universitar;
3. I vetmi Myfti dhe kandidat per Reis te BFI-se i cili eshte poliglot me plot kuptimin e fjales (5-6 gjuhe, perfshire shqipen dhe maqedonishten);
4. I vetmi Myfti i nje Myftinie te BFI-se i cili per nje kohe fare te shkurter arriti qe ti jape edhe pamje por edhe ta organizoje e sistemoje Myftinine e Tetoves ashtu sic i ka hije nje institucioni, madje te shejte;
5. I vetmi Myfti dhe kandidat per Reis i BFI-se i cili me intelektualitetin, autoritetin, profesionalitetin dhe dinjitetin e vet arriti qe ne cdo ngjarje te rendesishme te organizimit te jetes fetare ne Tetove ta kete bashkautor, mbeshtetes dhe perkrahes te aktivitetit edhe Komunen (e Tetoves);
6. I vetmi Myfti dhe kandidat per Reis i BFI-se i cili me intelektualitetin, autoritetin, profesionalitetin dhe dinjitetin e vet arriti qe te organizoje ngjarje te rendesishme te jetes fetare ne nje institucion tjeter te shejte dhe te themeluar me gjak te popullit, pra ne Universitetin e Tetoves;
7. Vetem pas marrjes se detyres nga prof.dr. Qani Nesimi si Myfti i Tetoves kompania Ecolog, ne krye me z. Lazim Destanin, investoi dhe investon e mbeshtet vazhdimisht Myftinine e Tetoves si ne restaurimin e varrezave te qytetit, xhamive, etj., etj..

Ngjarje, procese dhe organizime te cilat kurre me pare nuk kishin ndodhur, dmth nuk ishin realizuar, nga nje Myfti as i Tetoves po as edhe i ndonje Muftinie tjeter te BFI te RMV-se, si dhe karakteristika personale e profesionale qe i ka vetem ai ne nivel republikan te BFI-se.

Dhe, dreqi e marrte, nuk po them(i) qe ai te votohet-zgjidhet:

1. As se na qenkash i pagabueshem – sepse e dime fare mire qe edhe Muhammedi (alejhisselam) gaboi kur nuk e perfilli te verberin me gjithe deshiren dhe nijetin e mire qe ti bind ata te shtresave aristokrate, por edhe pse Allahu e qortoi megjithate Nuk e largoi nga Misioni, Nuk ia mori pejgamberllekun; Muhammedi (aljhisselam) gaboi edhe kur u be shkaktar qe medinasit te ngelin nje vit pa hurma, por as autoritetin dhe respektin e humbi, e as u privua nga misioni-pejgamberlleku; Musai (alejhisselam) madje vrau nje njeri, megjithese ne lajthitje dhe tendence per ti ndihmuar nje mazllumi, por edhe pse kreu vrasje as autoritetin e humbi e as nga misioni-pejgamberlleku u privua; etj., etj.. pra, tia shohim dhe vleresojme punet dhe veprat – pertej kapricove dhe interesave personale a klanore – jo gabimet sepse ata qe punojne dhe veprojne gabojne. Sepse sic thote I madhi Sami, po e parafrazoj(me) – mos I shani dijetaret sepse ato janes i diamanti, sado te perlyer e te gdhendur keq vlera e tyre eshte shume me e larte sesa vlera e gureve tel are e te gdhendur bukur;
2. As them(i) te votohet-zgjidhet sepse na qenkash tetovar, ne djall vafshin lokalizmat dhe bajraktaret e tyre, por po them(i) te votohet-zgjidhet sepse Tetova krenohet dhe mburret me te – edhe ketu pertej interesave e kapricove personale e klanore.

Nese eventualisht vertete ka kandidat me meritor dhe me dinjitoz per kete detyre dhe pergjejgjesi te shejte, bujrum dhe ia pafte hajrin ai vete dhe ne te gjithe se bashku, por nese do te hezitoni qe te percaktoheni per prof.dr. Qani Nesimin vetem per shkak te egove, kapricove dhe interesave tuaja personale e klanore atehere mallkuar qofshi dhe kur hajr e drite mos pafshi qe e huqni kete mundesi per te qene krenar dhe te mburemi te gjithe me perfaqesuesin, respektivisht Reisin tone te BFI te RMV-se!

Ju lutem(i), deshmojeni se nuk jeni politikane dhe se nuk mund tua tejkaloni atyre me venien parim te inetersit personal e klanor mbi ate te pergjithshem shoqeror;
deshmojeni se dini ta llogaritni veten para se te merreni ne llogari;
deshmojeni se vertete besoni me bindje se edhe per kete ngjarje mbikqyreni nga Mbikqyresi Absolut nga i Cili edhe do te merreni ne llogari per qendrimin dhe vendimin tuaj;
deshmoni edhe se ne deshmuam dhe u percaktuam per pozicionimin tone ne lidhje me kete ngjarje dhe se do te deshmojme edhe per ju.
___________________
*Me kujtohet nje diskutim me te ndjerin prof. Musli Halimi, profesor i te Drejtes romake, ne lidhje me BFI-ne dhe ceshtjen shqiptare por edhe mbare muslimane (sic thoshte ai), diku ne vitin 2001/2002 kur isha ne vit te pare te studimeve ne Juridik. Thoshte qe nuk eshte se i intereson edhe aq shume ceshtja fetare sepse vetem koheve te fundit kishte filluar te mendoje per egzistencen e Zotit, kjo ose sepse ishte i biri i nje boshnjakeje ose sepse kishte filluar te hyje ne moshe te pleqerise (gjithnje sipas tij), nejse. Ai thoshte se po ta dinte vleren, fuqine dhe pushtetin qe ka BFI-ja shteti do ta pyeste ate dhe nuk do guxonte as shteti e asnje qeveri e ketij shteti ta luaje kemben pa lejen dhe pelqimin e BFI-se, e jo me e kunderta. Po jua jap vetem dy argumente – thoshte prof. Musa (sic e thirrnim) – I pari eshte se me shume se gjysma e ketij shteti eshte Vakuf (prone e BFI-se), edhe ate me tapi; dhe e dyta eshte se qeverite formohen me mbeshtetjen dhe antaresine e nje perqindje te vogel te popullsise qe e votojne nje parti te caktuar, ndersa BFI-ja (pavaresisht sa interesohen dhe ju intereson muslimaneve) ka pjestare dhe antare gati gjysmen e popullsise se ketij shteti, edhe ate jo vetem te nje etnie. Paramendoni te dale Reisi dhe ti beje thirrje Kryeministrit e Kryetarit te shtetit e kujdo qofte qe, nese brenda nje afati te caktuar nuk i zgjidhin dhe nuk i rregullojne perfundimisht te gjitha ceshtjet fetare, ekonomike, shoqerore e politike me muslimanet atehere do te leshoje nje fetva (a si quhet ajo) dhe mobilizim qe asnje musliman te mos i paguaje asnje lloj takse e tatimi shtetit derisa te permbushen kerkesar tona. Paramendoni se cka mund te ndodhe me shtetin, me keta kryenec maqedonci se si mund te gjunjezoheshin. Pra, BFI-ja eshte edhe e vetmja adrese edhe fuqi e cila mund ti rregulloje madje edhe te gjitha ceshtje politike, ekonomike, shoqerore e institucionale kombetare shqiptare, po te jete e vetedishme dhe po te kete kacik – perfundoi prof. Musli Halimi.
E pra, urdheroni e shihni te dashur miq e hoxhallare se cfare institucioni ne dore te kujt po e leni. Hakun tone si besimtar dhe si popull jua pagofte, ashtu sic do ta meritoni, vetem el-Hakku.

Gjithnje respekte dhe selame…