Disa vendbanime nesër në terr

Prej orës 9 deri në orën 15 nesër pa energji elektrike do të mbeten Etno fshati, teleferiku Vodno, Kryqi mijëvjeçar, konsumatorët e Nerezit të Epërm, Arnaqia e Poshtme, marketi “Reptil” si dhe banorët e rrugëve “Vostaniçka”, “Hristo Uzunov”, “Bansko” dhe “Enixhe Vardarsko” në komunën e Kisella Vodës.

Në periudhën prej 8:30 deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Todor Çangov” mbi numrin 113 dhe “50” dhe “52” në komunën e Aerodromit, ndërsa prej orës 9:30 deri në orën 12:30 një pjesë e konsumatorëve të rrugës”2″ në fshatin Bardovc, komuna e Karposhit.

Pa energji elektrike prej orës 16:30 deri në orën 18:30 nesër do të jenë konsumatorët e rrugës “Maqedonia” nr. 16 në komunën e Karposhit, ndërsa prej orës 9:30 deri në orën 11:30 konsumatorët e rrugëve “25”, “27”, “29”, “100” dhe “101” në fshatin Vollkovë.

Në periudhën prej orës 9 deri në orën 12 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Cërniçe” dhe “Sllavejko Arsov” në komunën Qendër, ndërsa prej orës 13 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Bllagoj Muçeto”, “Todor Çangov” nën rrugët nr. 3,5,7 si dhe një pjesë e rrugës “Todor Çangov” në komunën e Aerodromit.

Prej orës 8 deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të fshatrave Haraçinë, Orllancë dhe Mojancë në komunën e Haraçinës.

Konsumatorët e rrugëve “Via Ignacia” ndërtesat nr.6 dhe 8, “Mice Kozar” dhe “Socialistiçka zora” ndërtesa nr. 6 nesër do të jenë pa energji elektrike prej orës 12 deri në orën 15.

Siç kumtoi QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve në elektrosistem.