Nga QRUK Shkup informojnë se pa energji elektrike sot do të mbesin një pjesë e komunave Butel, Ilinden, Komuna Qendër dhe Studeniçan.

Pa rrymë nga ora 07:50 deri në ora 11:30 do të jenë shfrytëzuesit nga Vizbegu komuna e Butelit,kurse prej ora 9:00 deri ora 14:00 të gjitha objektet në afërsi të Parkut të Qytetit tek “Shkollka” dhe terenit për tenis Jug dhe Liqeni në komunën Qendër. Ndërsa prej orës 8:30 deri 15:00 nuk do të ketë energji elektrike Rruga 3 në Studeniçan.